Testa

Protest ban for the deviations of the river Vjosa

Tiranë, 23-24.02.2015

testaZhvillohet protestë përballë ambjenteve të Ministrisë të Jashme, si reagim ndaj veprimeve të fundit të qeverisë Greke.

Qeveria Greke ka hartuar një projekt për devijimin e lumit Vjosa, duke zvogëluar me 40 % prurjet në pjësën e lumit që vazhdon në Shqipëri. Shoqëria civile së bashku me shumë OJF, protestuan për ta bërë këtë proces sa më transparent nga qeveria Shqipëtare.

U kërkua më shumë trasparencë për këtë proces, informimi i publikut për projekte që prekin aktivitetin, jetën e tij dhe ruajtjen e burimeve natyrore të vendit tonë. Rasti në fjalë si çështje daton në sirtaret e politikës prej korrikut të 2013, ndërsa publiku ditët e fundit është njohur me këtë projekt. ASPBM do të jetë gjithmonë në mbështetje të nismave që kanë si qëllim respektimin e ligjit dhe koventave ku ne jemi palë dhe pjesëmarrëse në procesin e ruajtjen, mirë menaxhimit të pasurive kombëtare.

Nisma për anullimin e këtij projekti është dërguar në Gjykatën Supreme Administrative të shtetit fqinj. Kjo nismë e iniciuar nga disa deputetë dhe kryetarë të bashkive që janë të prekur nga kjo cështje. Gjykata do të vendosë në mars nëse lumi Vjosa do devijohet ose jo dhe nëse kjo ndodh, lumi do devijohet drejt Liqenit të Janinës duke e “zhdukur” rrjedhën e tij në pjesën shqiptare, që është edhe gjatësia më e madhe e lumit.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON