2shpwndwr

Fishing nets open trap for birds

  • Uncategorized

Lugina e Patokut, 9.12.2014

2shpwndwrTemperaturat e ulta gjatë periudhës të dhjetorit, bënë që shumë shpendë të migronin drejt lagunave në Shqipëri. Madje dhe shpendë si nori gushëzi (Gavia artica), që është karakteristik më shumë në Europën veriore. Numri i lartë i rrjetave në lagunën e Patokut ua vështirëson procesin e ushqimit shpendëve migrues. Fat të keq patën dhe dy shpendët (kredharaku kushëzi, nori gushëzi) të liruar nga rrjetat e peshkimit, pasi biologët e ASPBM biseduan me peshkatarin që i kishte kapur. 

Rrjetat e peshkimit janë një problem i madh për shpendët dhe breshkat e detit, që e përdorin lagunën e Patokut për tu ushqyer. Shpresojmë që të merren masa stabilizuar lagunën dhe të krijohen rrugë kalimi për breshkat për të kryer lehtësisht hyjre-dalje në lagunë .

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON