Mellenja1

Continues the hunting of Blackbirds

Tiranë, 07.01.2015

mellenja1A i keni parë Mëllenjat (Turdus merula) që shiten pa të keq në rrugët e Tiranës?

ASPBM vlerëson që vetëm në 5 vitet e fundit afro 100,000 mëllenja janë kapur në mënyrë të paligjshme për tu shitur në rrugë dhe restorante. Këtij numri i shtohen dhe mijëra mëllenja të tjera të vrara me armë duke e çuar shifrën në mbi 110 000 individë.

ASPBM njofton autoritetet shtetërore dhe u bën thirrje të reagojnë në zbatimin e ligjit. ASPBM falenderon te gjithë ata qytetarë që kanë denoncuar këtë fenomen të paligjshëm. Ndërkohë shoqata jonë vijon monitorimin e zbatimit të ligjit për ndalimin e gjuetisë në vend.

Në kuader të këtij projekti kemi paraqitur pranë Ministrise së Mjedisit një shkrese ku paraqiten fakte për kapjen dhe tregetinë e paligjshme të zogjeve të kafazit si dhe mellenjave në Tiranë.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON