PhototasticCollage 2016 12 05 20 44 08

Eko-turizmi ruan natyrën dhe ndihmon ekonominë lokale!

Për zhvillimin e ekoturizmit është i nevojshëm forcimi i kontrollit të përdorimit të faunës dhe produkteve të biodiversitetit. Për këtë qëllim, duhet forcuar bashkëpunimi me përdoruesit e zonave të mbrojtura dhe duhen promovuar aktivitete që ruajnë natyrën dhe lejojnë zhvillimin e ekonomisë lokale. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura Vlorë u mbajt edhe një seminar me fokus promovimin e eko-turizmit në zonën e Nartës. Gjatë aktivitetit u prezantuan edhe rezultatet e fushatës së ndërgjegjësimit me bizneset lokale për mundësitë e zhvillimit të ekoturizmit.
Stafi i ADZM-ve rajonale shoqëron ekipe turistësh në terren. Për të ndihmuar në këtë drejtim, s
tafit të Ad. ZM Vlorë iu dorëzua dhe një set me guida (shqip dhe anglisht) për vrojtimin e shpendëve në zonën e Nartës. Për të promovuar eko-turizmin në Nartë, guidat janë shpërndarë në 50 agjenci turistike në vend dhe rajon.

Aktiviteti u mbështet nga “Fondi i Partneritetit për Ekosistemet Kritike” (CEPF). 

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON