Received 380391705627082

Tregti me specie të rrezikuara

Gjatë monitorimeve në terren, në 14 dhjetor, në segmentin e rrugës Fushë-Krujë – Thumanë (kryqëzimi i Thumanës) është konstatuar nxjerrja në shitje e një shpendi rrëmbenjës, huta (Buteo buteo), specie e mbrojtur e me status të kërcënuar. Huta ishte e plagosur në krahun e djathtë, pasi e kishin qëlluar me llastika.

Ky shpend ishte në shitje me vlerën 10 000 lekë. Shoqata jonë bëri denoncimin tek Inspektorati i Mjedisit dhe Pyjeve, por sërish në datën 15 dhjetor ky shpend gjendej në të njëjtin vend, në duart e personave që kërkonin ta shisnin.

Strukturat e inspektimit të mjedisit dhe pyjeve vazhdojnë të veprojnë vetëm me aksione dhe pa asnjë plan konkret masash për të parandaluar veprime të tilla që rrezikojnë popullatat e specieve autoktone.

Ky nuk është rasti i parë që shoqata ASPBM denoncon në këtë zonë, kjo sjell nevojën për ndërgjegjësim dhe informacion mbi llojet e rrezikuara, kështu do të mund të parandaloheshin shumë dëme që i shkaktohen faunës së kërcënuar.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON