Capture9

Zhvillohet përvjetori i III-të i ditës së lagunës së Patokut!

Ditën e shtunë, në 17 dhjetor, në sallën e Kishës Gurrëz u zhvillua përvjetori i III-të i ditës së lagunës së Patokut. Kjo ditë u thelemua në vitin 2014 nga ish-Komuna Fushë-Kuqe me nismën e shoqatës tonë dhe Institutit të Kërkimeve Urbane, si dhe me mbështetjen e komunitetit lokal. Dita i dedikohet ruajtjes së vlerave natyrore të lagunës dhe sjell bashkë, komunitetin, nxënës të shkollave, përdorues të zonës, si dhe autoritetet.

Në këtë përvjetor ekipi i vrojtuesve lokal “Bird Eye” ekspozoi problemet e konstatuara gjatë ekspeditave në terren si një mënyrë direkte për të kërkuar zgjidhje dhe rritur ndërgjegjësimin e komunitetit. Në vijim u shfaqën disa filma me shembuj nga ruajtja e lagunave në disa vende të botës. Falenderojmë At. Pasquale Nalli për mikpritjen e përvitshme në ambjentet e Kishës Gurrëz.

Aktiviteti i realizua në kuadër të projektit “Krijimi dhe nxitja e mekanizmave lokale për ruajtjen e gjendjes natyrore të Lagunës së Patokut” zbatuar në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura Qarku Lezhë, Drejtorinë Rajonale të Arsimit. Projekti i mbështetur nga REC Shqipëri në kuadër të programit “Shoqëri Civile Shqiptare për një Mjedis Evropian” (#ACHIEVE) financuar nga European Union in Albania

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON