DSC 0246

Instalohet sinjalistikë për natyrën në Lagunën e Patokut

Sinjalistika në zonat e mbrojtura ndihmon në ndergjegjësim dhe promovimin e vlerave natyrore të tyre. Ekipi ynë, në bashkëpunim me stafin e zonave të mbrojtura dhe njësinë administrative Fushë – Kuqe, ka instaluar 2 tabela informative në lagunën e Patokut. Tabelat japin informacion për kufijtë në terren të zonës së mbrojtur, aktivitetet miqësore me natyrën, dhe disa nga llojet e faunës e florës. Bashkë me kullën e vrojtimit këto tabela synojnë të promovojnë ruajtjen e biodiversitetit të lagunës Patok.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Krijimi dhe nxitja e mekanizmave lokale për ruajtjen e gjendjes natyrore të Lagunës së Patokut” zbatuar në bashkëpunim me Administrata e Zonave të Mbrojtura Qarku Lezhë, Drejtorinë Rajonale të Arsimit. Projekti i mbështetur nga REC Shqipëri në kuadër të programit “Shoqëri Civile Shqiptare për një Mjedis Evropian” (#ACHIEVE) financuar nga European Union in Albania

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON