Untitled

Vendstrehime të reja të gjuetisë së paligjshme në kënetën e Domnit, Velipojë, Shkodër

UntitledGjatë monitorimeve të gjuetisë së paligjshme në 7 zona të mbrojtura (IBA), në muajin dhjetor 2016, në kënetën e Domnit, shoqata jonë ka evidentuar 9 fushejza. Sipas të dhënave të marra në terren një pjesë e të tilla vendstrehimeve, që janë shkatërruar në janar të 2016 nga një aksion i përbashkët midis Ad.ZM, ISHMP Shkodër dhe shoqatës sonë, rezulton se janë rindërtuar sërish.

Ekzistenca e këtyre objekteve të improvizuara në ngjashmëri me elementet e terrenit, në të cilat fshihen gjuetarët, përpos faktit që tregojnë se në këto zona vazhdon të ketë gjueti të paligjshme, edhe lehtësojnë këtë aktivitet, që është në kundërshti me ligjin. Ndaj për të Fushejze ne keneten e Domnit
forcuar mbrojten ndaj biodiversitetit dhe ndaluar gjuetinë e paligjshme duhet që këto vendstrehime të shkatërrohen.

Të dhënat e marra nga shoqata, janë dokumentuar në sistem harte me të dhëna për vendndodhjen, rrugët e krijuara në drejtim të fushejzave dhe foto të tyre, si dhe i janë dërguar Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Shkodër.

Aktivitetet i zhvilluar në kuadër të projektit “Forcimi i zbatimit të ligjit dhe kapaciteteve për zhvillimin e qëndrueshëm të gjuetisë (me fokus kryesor shpendët) në Shqipëri”, mbështetur nga Critical Ecosystem Partnership Fund (CEPF)

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON