Ekspedite për njohjen e llojeve verues në lagunën e Patokut

Përkujdesja ndaj mjedisit është detyrë dhe mbi te gjitha duhet të jetë një edukatë e përditshme e jetës së çdo qytetari. Në këtë drejtim, pjesë e aktiviteteve të rëndësishme të shoqatës sonë është dhe edukimi mjedisor, veçanërisht për nxënësit dhe të rinjtë, me qëllimi krijimin e një raporti të ri dhe të qëndryeshem me mjedisin dhe natyrën.

Si shoqatë kemi ndërmarrë dhe vazhdojmë të ndërmarrim shumë aksione vullnetare për pastrimin e vendit nga mbetjet apo me mbjelljen e fidaneve te rinj, në kuadër dhë të disa projekteve në zbatim.

Megjithatë fokusi kryesore ka qenë arritja e rezultateve afatgjata permes edukimit te brezit të ri. Bashkëpunim të vazhdueshëm kemi patur me disa shkolla që gjenden në fshatrat në brendësi të Zonave të Mbrojtura, ku dhe presioni ndaj mjedisit është më i madh.

Për rezultate më të sukseshme janë organizuar ekspozita me vizatime të nxenesve dhe orë të hapura mësimore në formen e ekskursioneve në zona të rëndësishme nga pikëpamja e biodiversitetit.

.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON