Shoqata Shqiptare për Mbrojtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve (SHMSHGJ) është një organizatë jo qeveritare dhe jo fitimprurese, e themeluar në nëntor 1992. Katër vite më vonë (në 1996), kjo shoqate u regjistrua nga Gjykata e Qarkut të Tiranës si një organizatë bamirëse.

Themeluesit e kesaj shoqate ne fillimet e ndryshimit te sistemit kane qene studiues dhe ekologe (Prof. Dr. Nikolla Peja, Prof. Dr. Ferdinand Bega dhe shumë mbështetes të tjerë) që aspironin për një ndryshim themelor në planin e menaxherial të biodiversitetit dhe mjedisit në tërësi.  Zyra qëndrore e shoqatës gjendet në Tiranë, por ajo operon dhe në nivel kombëtar. Sikurse dhe shoqatat e tjera mjedisore, ndër objektivat e ASPBM të kontribuojë në zhvillim të qendrueshëm dhe mjedis të shëndetshëm nëpërmjet një sërë shërbimesh në partneritet me aktorët e interesuar.

Fokusi kryesor i saj eshte ruajtja e biodiversitetit veçanërisht të shpendëve dhe gjitarëve të rrezikuar ne Shqipëri përmes informimit dhe ndërgjegjësimit publik, përfshirjes në hartimin e politikave mjedisore dhe në vendimmarrje.

ASPBM ka ndërmarrë dhe zbatuar një numër projektesh që konsistojnë në menaxhimin e zonave të mbrojtura, proceset e monitorimit dhe ndërmarrjen e masave për ruajtjten dhe mbrojtjen specieve dhe habitateve të tyre kritike. Ndër përvojat më të rëndësishme të ASPBM, ka qënë përgatitja e Planit të Menaxhimit dhe Zonimit për Parkun Kombëtar të Butrintit (UNESCO dhe Ramsar Site) 2009, e njohur si një nga planet më të mira të Menaxhimit të përgatitura në Shqipëri nga Banka Botërore. Përveç kësaj, ASPBM ka dhënë kontribut në njohjen e ligatinave dhe shpendëve të tyre falë përvojës 18 vjecare në kuadër të menaxhimit të Rezervatit Natyror dhe Liqenit te Shkodrës.

ASPBM në bashkëpunim me BirdLife International ka kryer një inventar të zonave të rëndësishme të shpendeve të Shqipërisë (IBAs), duke përfshirë si të tillë dhe liqenin e Shkodrës. Gjithashtu shoqata ka eksperience të gjerë në regjistrimet e shpendëve të ujit dimërues dhe analizën e habitateve kritike për shumimin tyre, si pjesë në liqenin e Shkodrës. Së fundmi jemi dhe pjesë e Programit të Granteve të REC Shqipëri me mbështje të Qeverisë Suedeze.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON