Monitorimi i popullatës së lundrës (Lutra lutra)

Aktivitetet e Shoqatës për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM), në kuadër dhe të projekteve në zbatim, konsistojnë në mbledhjen e informacioneve të detajuara për llojet e shpendëve dhe gjitarëve.

Në këtë drejtim gjatë punës në terren, merren të dhëna për:

  • përhapjen dhe habitatet e përshtatshme per llojet faunistike;
  • faktoret biotic (konkurrenca; grabitqariteti; simbioza; etj) dhe abiotic (temperaturë; lagështia; drita; etj) që ndikojnë në ekologjinë e llojeve;
  • trendin e popullatave të llojeve vendase dhe migratore në vendin tonë;
  • faktoret që i kërcënojnë këto popullata dhe mjedisin e tyre, etj.

Prioritet i procesit monitories në terren është dhe krijimi i mekanizmave vlerësues dhe raportues për përditësimin e databases përkatëse. Ky process është përqendruar kryesisht në zonat me rëndësi të vecantë për shpendët (IBA), si dhe brenda kufirit te ZM. Ndërkohë përvec monitorimeve sistematike të pavarura të aktivisteve të ASPBM, shoqata ka qënë dhe pjesë e programit kombëtar të inventarizimit të biodiversitetit në Shqipëri.

.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON