Komuniteti lokal është partneri më i rëndësishëm në ruajtjen e natyrës!
Ekipi lokal “Bird Eye – Patok” po prezanton rezultatet e vrojtimeve në terren. Ky ekip me nxënës të shkollave të zonës ka raportuar raste të veprimeve të paligjshme në zonën e mbrojtur të lagunës Patok, ka realizuar fushata informimi dhe ndërgjegjësimi me komunitetin lokal si dhe 5 fushata për pastrimin e mbetjeve nga mjedisi lagunor ku janë larguar rreth 400 kg/mbetje.
Kalendari 2017 me kufijtë e zonës së mbrojtur të lagunës së Patokut është shpërndarë nëpër familjet e zonës dhe synon të informojë vazhdimisht për ruajtjen e natyrës.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të projektit “Krijimi dhe nxitja e mekanizmave lokale për ruajtjen e gjendjes natyrore të Lagunës së Patokut” zbatuar në bashkëpunim me Administrata e Zonave të Mbrojtura Qarku Lezhë, Drejtorinë Rajonale të Arsimit. Projekti i mbështetur nga REC Shqipëri në kuadër të programit “Shoqeri Civile Shqiptare për një Mjedis Evropian” (#ACHIEVE) financuar nga European Union in Albania

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON