Denoncim ndaj institucioneve të kontrollit të territorit!!!

Pre e këtyre kafshimeve të shëmtuar kanë rënë plazhet e detit Jon duke filluar nga Radhima e deri në Ksamil. Struktura të gjata dhe të shtrembërta betoni e gurësh janë ngulur pa kriter në cektinën e plazheve elitare të Jonit, duke i hapur rrugën një fronti të ri shkatërrimi të plazheve.
Këta çibanë përveçse coptojnë plazhin e peisazhin pengojnë edhe qarkullimin e ujit dhe rërës duke krijuar xhepa, të cilat mbushen me leshterike apo llumra e kështu kthehen në burime ndotje për vet detin dhe pushuesit në plazh. Gjithashtu, këto struktura janë dhe burime aksidentesh dhe dëmtimesh për pushuesit sepse në to ankorohen mjete lundrimi e motora uji, që lëvizin në cektinën e plazhit ku notojnë pushuesit. Ndërkohë që nën ndikimin dhe të forcave të dallgës rreziku i përplasjes me to nga zhytësit e fëmijët, që notojnë, është përherë i pranishëm.

Ky denoncim dhe fotot ju dërguan dhe Kryeministrit si e vetmja shpresë për të vënë në lëvizje zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e detit nga ndërtimet!!

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON