Ekipi i Shoqatës për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM) zhvilloi aktivitetin përmbyllës të vrojtimeve në terren me fëmijët e ekipeve “Bird Eye”. Ky aktivitet zhvillohej në kuadër të implementimit të projektit: “Promovimi dhe nxitja e mekanizmave lokale për ruajtjen e vlerave natyrore të lagunës Patok“, mbështetur nga REC Shqipëri, në kuadër të programit Achieve dhe financuar nga fonde të BE. Pjesë e programit të vrojtimeve në natyrë ishte dhe numërimi dhe përcaktimi i llojeve të shpendëve në lagunën e Patokut, si një ndër zonat e rëndësishme për shpendët migratorë në vendin tonë. Fëmijët e ekipeve “Bird Eye”, u ndanë në katër grupe dhe u angazhuan për përcaktimin e llojeve të çafkave, pulëbardhave, karabullakëve, si dhe të baltakëve në lagunë. Në fund të aktivitetit atyre iu shpërndanë materialet e nevojshme për vrojtime në terren, si dylbi, çizme gome, xhupa shiu dhe altas i shpendëve, me qëllim vijimin e aktiviteteve të tilla dhe në përfundim të projektit.

24 të rinj të Bird Eye/Gurrëz, Bird Eye/Gorre, Bird Eye/Fushë Kuqe, dhe Bird Eye/Adriatik, janë vullnetarët dhe raportuesit më të rinj që i janë bashkuar shoqatës ASPBM, në qarkun e Lezhës.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON