Në 2 shkurt , në zyrat e administratës së zonave të mbrojtura, qarku Lezhë u zhvillua seminar me tematikë “Përdorimi i qëndrueshëm i biodiversitetit në zonat e mbrojtura është një koncept dhe praktikë që kërkon përmirësim”. Për zhvillimin e ekoturizmit është i nevojshëm forcimi i kontrollit të përdorimit të faunës dhe produkteve të biodiversitetit, pasi kështu mund të përfitojnë të gjithë në mënyrë të sigurtë dhe afatgjatë. Për këtë, ekipi ynë hartoi një guidë ndihmëse për vrojtimet e shpendëve në stinë të ndryshme, për lagunën e Kune-Vainit. Gjatë seminarit u prezantuan rezultatet e vrojtimeve në terren për rrjetin e restoranteve në lagunë dhe pikat ku duhet të veprohet për zbatimin e ligjit për ruajtjen e biodiversitetit.  

Aktivitet i zhvilluar në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura-Qarku Lezhë dhe mbështetur nga “Fondi i Partneritetit për Ekosistemet Kritike” (CEPF).  

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON