Gjatë vrojtimevenë terren për zbulimin dhe raportimin e gjuetisë ekipi i Shoqatës për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM) ka hasur në mjaft raste gjuetie. Pothuaj në çdo zonë lagunore përgjatë Adriatikut, janë hasur raste të gjuetisë së paligjshme në shkelje të plotë të moratoriumit të dytë të Qeverisë. Gjuetarët me çiftet e tyre lëvizin lirisht dhe të pa shqetësuar në territoret e zonave të mbrojtura të lagunës së Nartës, Patokut, Kune Vainit, Velipojës, njëkohësisht dhe zona të rëndësishme për shpendët migratorë. 

Shpendët migratorë e përdorin Shqipërinë si stacion ndalimi të ndërmjetëm gjatë udhëtimit të tyre për në vende më të ngrohta drejt kontinetit të Afrikës. Inspektoriati i Mjedisit dhe Pyjeve dhe rojet e zonave të mbrojtura të AKZM janë tepër pasive në parandalimin ose ndalimin e gjuetisë. Gjatë këtij viti të tretë të moratoriumit të gjuetisë vihet re një dobësim i mëtejshëm i kontrollitnga këto institucione. Ekipi i ASPBM, ka informuar vazhdimisht këto institucione, por fatkeqësisht ato vijojnë të mos jenë në gjendje të imponojnë legjislacionin në këto zona të mbrojtura që janë dhe shumë pranë zyrave të tyre. Ruajtja e biodiversitetit dhe llojeve të rrezikuara është tepër sporadike dhe pa rezultate të qëndrueshme.

Vrojtimet e gjuetisë së paligjshme kryhennë kuadër të projektit “Forcimi i zbatimit të ligjit dhe kapaciteteve për zhvillimin e qëndrueshëm të gjuetisë (me fokus kryesor shpendët) në Shqipëri”, mbështetur nga Critical Ecosystem Partnership Fund (CEPF).

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON