Forcimi i kapaciteteve menaxhuese në ruajtjen e mjedisit

Ekipi i shoqatës në bashkëpunim dhe me ekspertë të fushave e ndryshme (Ornitolog, Zoolog, Ekolog; Botanist; Ekspert Edukimi Mjedisor, Hidrolog, Agronom, etj) dhe ISHMP të rajoneve të ndryshme, në kuadër të projekteve në zbatim ka zhvilluar disa cikle trajnimesh duke përfshirë të gjithë grupet e interesit në cështjet adresuar ruajtjes së mjedisit dhe biodiversitetit.

Këto seminare trajnues përvec forcimit të dialogut mes shoqërisë civile dhe njësive të qeverisjes vendore, kanë në fokus shpesh dhe forcimin e kapaciteteve menaxhuese të njesive administrative pergjegjese për ruajtjen e mjedisit dhe komponenteve të tij.

Gjithashtu disa workshope janë zhvilluar dhe në bashkëpunim me institucionet arsimore, me qëllim trajnimin e mesuesve të biologjisë për zhvillimin e metodave interaktive të suksesshme në mesimdhënie, si dhe për të rritur të nxenët e brezave te rinj në aspektin mjedisor.

Ndërkohë falë ekspertëve që janë pjesë e ekipi tonë, jemi duke u trajnuar vazhdimisht grupe të rinjsh për metodat monitoruese të shpendëve në terren, mbledhjen e të dhënave dhe raportimin e rasteve të paligjshme pranë strukturave përkatëse. Aktualisht janë krijuar dy ekipe “Bird Eye”, si produkt i këtij aktiviteti, të cilët i janë bashkuar grupit të aktivisteve lokale të shoqatës sonë në terren.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON