Kredharaku (1)

Kredharaku i vogël “lirohet” nga rrjetat e peshkimit

Në kuadër të zbatimit projektit Forcimi i kapaciteteve të Shoqatës për Ruajtjen e Shpendëve dhe Kafshëve të Egra (Gjitarëve) të Shqipërisë në lagunën e Patokut, shoqata ASPBM kreu monitorimin e gjuetisë në këtë zonë. 

Përveç gjuetisë, një problem tjetër janë dhe rrjetat e peshkatarëve. Biologët e ASPBM hasën një rast, ku një kredharak i vogël (Tachybaptus ruficollis) kishte rënë në rrjeta e peshkimit. U bisedua me peshkatarin për lëshimin e tij dhe më pas u la i lirë në kërkim të ushqimit. Shpresojmë që kredharaku ta kuptojë dhe të shpërndajë lajmin te shpendët e tjerë, për rrezikun që kanë rrjetat.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON