Mellenja1

Vijon Gjuetia ndaj Mëllenjave dhe Shitja në Rrugët e Tiranës

Tiranë, 07.01.2015
A i keni parë Mëllenjat (Turdus merula) që shiten pa të keq në rrugët e Tiranës?

ASPBM vlerëson që vetëm në 5 vitet e fundit afro 100,000 mëllenja janë kapur në mënyrë të paligjshme për tu shitur në rrugë dhe restorante. Këtij numri i shtohen dhe mijëra mëllenja të tjera të vrara me armë duke e çuar shifrën në mbi 110 000 individë.

ASPBM njofton autoritetet shtetërore dhe u bën thirrje të reagojnë në zbatimin e ligjit. ASPBM falenderon të gjithë ata qytetarë që kanë denoncuar këtë fenomen të paligjshëm. Ndërkohë shoqata jonë vijon monitorimin e zbatimit të ligjit për ndalimin e gjuetisë në vend.

Në kuadër të këtij projekti kemi paraqitur pranë Ministrisë së Mjedisit një shkresë ku paraqiten fakte për kapjen dhe tregetinë e paligjshme të zogjve të kafazit, si dhe mëllenjave në Tiranë.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON