Picture1

Seminari i hapjes së projektit “Forcimi i zbatimit të ligjit dhe kapaciteteve për zhvillimin e qëndrueshëm të gjuetisë (me fokus kryesor shpendët) në Shqipëri”

Në datën 20 janar 2015, në Shkodër u zhvillua seminari i fillimit të zbatimit të projektit “Forcimi i zbatimit të ligjit dhe kapaciteteve për zhvillimin e qëndrueshëm të gjuetisë (me fokus kryesor shpendët) në Shqipëri”.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me shoqatat partnere të projektit si dhe Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Dega Rajonale Shkodër. Në takim u prezantua projekti dhe mënyra e organizimit të monitorimit të ndalimit të gjuetisë në zonat e projektit. Më tej u prezantua organizimi i ISHPM, Shkodër dhe zonat ku janë evidentuar raste të gjuetisë. Në përmbyllje, u diskutua për mënyrat e bashkëpunimit dhe mënyrën e adresimit të rasteve që mund të evidentohen nga vrojtuesit e shoqatave në terren.

Projekt i mbështetur nga Critical Ecosystem Partnership Fund

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON