Narta

ALARM- Laguna e Nartës në Rrezik nga Industria e Naftës

 

nartaNë vijim të monitorimit të problemeve në zonat e mbrojtura aktivistët e shoqatës tonë kanë konstatuar një proces vendimarrës me rrezik të lartë për Lagunën e Nartës. Qëllimi i projektit është shpimi i një pusi kërkimor për naftë dhe gaz, rreth 4.5 km  të thellë në rripin e ngushtë të tokës(brez litoral rreth 200 m të gjerë ) që ndan Lagunën e Nartës me detin Adriatik. Për nevojat e projektit dhe sondës është planifikuar të ndërtohet një shesh me sipërfaqe 10,000 . Të dhëna për projektin në fjalë:

Titulli i Projektit: Shpim pusi në tokë  për kërkim hidrokarbure në det Zvërnec west -1

Koordinatat e vendndodhjes së projektit të propozuar janë:

Surface Latitude: 400 31’ 11.68” N

Surface Longitude:  190 23’ 24.18”E

UTM: Northing: 4486710.00

UTM: Easting: 363620.00

Zone 34T

Subsurface Latitude:  400 30’ 24.55” N

Subsurface Longitude: 190 22’ 22.60”E

UTM: Northing: 4485257.12

UTM: Easting: 360732.09

Thellësia e planifikuar e pusit është  4,600 m në total, nga të cilat  2,500 m vertikalisht dhe 2,100 m horizontalisht.Vendodhja : Fshati Zvërnec, Komuna  Qendër, Rrethi  Vlorë, Qarku  Vlorë

Kompania San Leon Durrësi B.V ka paraqitur pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) kërkesën për organizimin e dëgjesës publike për ndikimet në mjedis të projektit si dhe raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis.  Sipas procedurës ligjore parashikohet që miratimi mjedisor i projektit të bëhet brenda 3 muajve dhe shpimi të përfundojë brenda vitit 2015. Në datën 13 Mars 2015 shoqëria ka paraqitur kërkesën për kryerjen e dëgjesës publike pranë AKM e cila pritet të kryhet mbas 20 ditësh. Dëgjesa publike organizohet në bashkëpunim me AKM e cila shpall në faqen e saj (www.akm.gov.al) vendin, datën dhe orën kur do të mbahet dëgjesa.

Në të dhënat e raportit të VNM  rezulton se SAN LEON DURRËSI B.V është zyra përfaqësuese e San Leon Energy, një kompani ndërkombëtare e naftës dhe gazit e cila ka fituar të drejtën për të kryer eksplorimin e naftës dhe gazit në Bllokun e Durrësit në det të hapur, zonë me sipërfaqe 4,200 .

SAN LEON menaxhon projekte të konsiderueshme të naftës dhe gazit në Poloni, Marok, Spanjë, Irlandë, Francë, Itali dhe Rumani. Fokusi i kryesor është aktualisht në rezervat e naftës dhe gazit Polake, Shqiptare dhe Marokene.

Laguna e Nartës dhe rrethinat e saj janë zonë e mbrojtur e shpallur me VKM Nr.680, datë 22.10.2004 “Për shpalljen e sistemit ligatinor Vjosë-Nartë peizazh ujor/tokësor i mbrojtur”.

Shpimi kërkimor është planifikuar të bëhet në zonën qëndrore të ruajtjes së saj ku VKM 680 (shënuar në hartën e saj me gërmën A/A2) e percakton si “zonë qëndrore e ruajtjes së biodiversitetit që përdoret për qëllime ripërtëritje natyrore.

Kjo zonë e mbrojtur është habitat shumë i ndjeshëm dhe pjesë e rrjetit të Mesdheut me rëndësi për biodiversitetin. Ky kompleks i mbrojtur strehon rreth 750 lloje bimësh dhe kafshësh të egra prej të cilave 104 lloje të kosideruara të rralla për Shqipërinë. Vetëm në grupin e kafshëve ky kompleks 118 lloje të rrezikuara në shkallë kombëtare nga të cilat 26 lloje tërrezikuara në shkallë globale dhe për të cilat Shqipëria ka marrë angazhimin për ruajtjen e tyre nëpërmjet nënshkrimit tëdisa Konventave Ndërkombëtare. Të gjitha këto lloje mbrohen nga kuadri ligjor shqiptar për biodiversitetin dhe cdo cënim i tyre direkt, i habitatit të tyre në Lagunën e Nartës do të përbënte një shkelje të hapur të këtij legjislacioni. Ky kompleks bën pjesë në Zonat me Rëndësi Ndërkombëtare për Shpendët Migratore (strehon mbi 190 lloje shpendësh) dhe si e tillëështë njohur dhe miratuar nga Ministria e Mjedisit në vitin 2013. Projekti i propozuar bie ndesh me statusin ligjor tëzonës dhe i hap rrugën zhvillimit të industrisë së naftës tepër ndotëse për mjedisin dhe sidomos në habitatet ligatinore tëndjeshëm.

Shqipëria nuk ka asnjë impiant apo vend për depozitimin e mbetjeve të industrisë, ndotja nga industria e naftës ka dëmtuar rëndë lumin Seman, tributaret e tij (Gjanica) deri në Detin Adriatik. Vetëm pak javë më parë Inspektorati i Mjedisit ka penalizuar disa kompani nafte (Bankers dhe ARMO) për shkarkimin e ujërave të patrajtuar në mjedis dhe depozitimin e pasigurt të mbetjeve të shpimit. Industria e shpimit të naftës prodhon me qindra  mbetje të rrezikshme të cilat në Shqipëri nuk mund të trajtohen ende.

Zona e propozuar e projektit është shumë e ndjeshme dhe shumë e ndikuar, cdo ndikim shtesë në të do të vinte në rrezik habitatet natyrore të kompleksit Vjosë – Nartë. Kjo zonë bën pjesë në potencialet turistike të Shqipërisë dhe gjendet vetëm pak metra në perëndim të Ishullit të Zvërnecit dhe Manastirit të tij.

Qeveria është zotuar të mbrojë natyrën dhe biodiversitetin duke filluar nga ndalimi i gjuetisë për dy vjet  ndërkohë që nëshkurt të këtij viti qeveria miratoi krijimin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura e cila ka rolin kryesor nëprocesin vendimarrës për projektin e kërkimit të naftës në Lagunën e Nartës. Shoqatat në mbrojtje të natyrës duhet tëorganizohen për përballjen e dytë kundër naftës në Lagunën e Nartës pas asaj të vitit 2002 ndaj firmës kroate INA Naftaplin.

Shoqata jonë po e monitoron këtë ceshtje dhe fton edhe shoqata e palët e interesuara të bëhen pjesë e mbrojtjes së Lagunës së Nartës të cilës edhe vitet e shkuara ka rënë pre e lakmisë së naftës.

Ditët në vijim do të paraqesim një peticion pranë Kryeministrit, Ministrit të Mjedisit, Ministrit të Turizimit dhe Komisionit Parlamentar për Mjedisin.

Ju bëjmë thirrje organeve vendimarrëse të tregojnë seriozitet në trajtimin e kësaj kërkese me pasoja tepër negative në mjedis, imazh dhe turizimin e vendit.

Më poshtë jepen adresa nga ku mund të siguroni informacion të detajuar për çështjen.

Kopjen e VKM 680/2005 mund ta vizitoni në faqen elektronike të Ministrisë së Mjedisit si vijon:http://www.mjedisi.gov.al/files/userfiles/Biodiversiteti/VKM/2004-VKM-680-22-10-2004-PM-Vjose-Narte_(Fl-Zyrtare).pdf

Miratimi i Nartës si zonë e rëndësishme për shpendët migratore:http://www.mjedisi.gov.al/files/userfiles/Biodiversiteti/2013-Urdher_nr_283,_dt_10-04.2013_Miratimi_Listes_IBA.pdf

Raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis të projektit mund ta siguroni në faqen elektronike të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit: http://www.akm.gov.al/assets/vnm-san-leon-toke-draft-12-03-2015.pdf

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON