12079698 1729646610597137 3560907958843387499 N

Konferencë për Shtyp – Kundër shpimit për naftë në zonën e mbrojtur të Nartës

Qeveria ka miratuar në korrik 2015, shpimin e një pusi për nafte në lagunën e Nartës, e cila për shkak të vlerave të larta natyrore është shpallur zonë e mbrojtur që në vitin 2004. Procedura vendimmarrëse për këtë projekt ka qenë formale dhe jo transparente. Vendimi nuk është marrë në përputhje me kuadrin ligjor të zonave të mbrojtura, biodiversitetit si dhe Konventat ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë. Projekti rrezikon ta kthejë këtë zonë të brishtë natyrore në një fushë për nxjerrjen e naftës duke u shoqëruar me dëmtim të rëndë të habitateve dhe biodiversitetit të zonës. Vendimi nuk përkon me angazhimet e Shqipërisë në kuadër të procesit të Integrimit Europian dhe mbështetjes kanë dhënë donatorët e huaj përkatësisht për lagunen e Nartës dhe institucionet e mjedisit.
Ju mirëpresim për detaje të tjera dhe diskutimin për këtë vendim kontradiktor!

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON