…nug

Seminar për forcimin e kontrollit të gjuetisë me Inspektoriatin e Mjedisit dhe Pyjeve, Berat

Në datën 28 tetor, në qytetin e Beratit u zhvillua  një seminar për forcimin e bashkëpunimit midis autoriteteve për mbrojtjen e natyrës, biodiversitetit, pyjeve dhe mjedisit. Takimi kishte në fokus kontrollin e gjuetisë; njohjen e llojeve dhe ekologjisë së tyre, si dhe përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit. Autoritetet kanë nevojë për mbështetje llogjistike, ndërkohë që nga ekipi ynë u kërkua më shumë transparencë dhe publikim të rasteve të shkeljeve dhe ndalimit të gjuetisë. Në takim u theksua se një nga problemet kryesore në zbatimin e legjislacionit të gjuetisë mbetet mos vlosja e armëve të gjahut jashtë sezonit të gjuetisë. Falenderojmë të gjithë të pranishmit në takim përfshi dhe TV Onufrin që ndihmoi me mediatizimin e takimit dhe qëllimit të tij.

Aktivitet në kuadër të projektit Forcimi i zbatimit të ligjit dhe kapaciteteve për zhvillimin e qëndrueshëm të gjuetisë (me fokus kryesor shpendët) në Shqipëri”, mbështetur nga “Critical Ecosystem Partnership Fund” (CEPF)

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON