
Takim me Administratën e Zonave të Mbrojtura, Lezhë
Në datën 20 nëntor, u zhvillua një takim në zyrat e Ad. ZM Lezhë. Qëllimi i takimit ishte rritja e bashkëpunimit në mbrojtjen dhe promovimin e natyrës. I pranishëm në këtë takim ishte dhe koordinatori i CEPF për Ballkanin.
Më pas u zhvillua një ekspeditë në lagunën e Vainit, ku u pa një numër i lartë shpendësh.