12670087 1770828143145650 5779402040654192431 N

Gjuetia e paligjshme në zonën e Rrushkullit, sfidon festimet e “Ditës Ndërkombëtare të Ligatinave”

Edhe pse moratoriumi i gjuetisë ësh12439504_1770828346478963_8348806325564235401_ntë në fuqi strukturat shtetërore nuk kanë mundur të imponojnë zbatimin në terren. Zona e Rrushkullit (pjesë e Gjirit të Lalzit) në jug të grykëderdhjes së lumit Erzen ka qenë një ndër zonat lagunore me gjueti të vazhdueshme gjatë periudhës së moratoriumit. Kjo zonë është e mbrojtur që në vitin 1995 “Rezervati i Rrushkullit” si dhe shpallur si Zonë Veçanërisht e Rëndësishme për Shpendët, kontrolli dhe ruajtja e saj ngelet jashtë vëmendjes së strukturave shtetërore.

Në orët e para të mëngjesit të datës 3 shkurt, ekipi i shoqatës sonë ka konstatuar dhjetra gëzhoja të reja në një nga vendstrehimet e paligjshme të gjuetisë në këtë zonë. Dhjetra vendstrehime që përdoren për gjuetinë e paligjshme vijojnë të jenë të pranishme dhe përdoren për vrasjen e shpendëve të ujit. Ekipi ynë i ka hartëzuar këto objekte dhe që prej shtatorit të vitit 2015 ka paraqitur hartat dhe kërkesën për ti shkatërruar pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, por ato janë ende të pranishme dhe u shërbejnë gjuetarëve të paligjshëm.

Nëse këto objekte do ishin prishur para stinës së ardhjes së shpendëve migratore shumë prej tyre do ishin ende duke notuar në lagunat e vendit tonë. Në këtë zonë mbahen në gjendje robërie mizore në kafaze tepër të ngushtë dhe dy arinj të murrmë, lloj i mbrojtur me ligj dhe i shpallur me status të rrezikuar me tendencë zhdukje.

Zona e Mbrojtur e Rrushkullit, vetëm 10 km nga qyteti i Durrësit, është jashtë vëmendjes së autoriteteve të mbrojtes së natyrës.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON