Takimi

Takim mbi mbështetjen e dy moratoriumeve (gjuetisë dhe pyjeve).

Të nderuar miq

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) së bashku me ASPBM/Albanian Society for Protection of Birds & Mammals (Shoqatën për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë) ka kënaqësinë që t’ju ftojë të merrni pjesë në takimin në datën 10 Shkurt, ora 17:30 tek Qendra Rinore e Tiranës mbi mbështetjen e dy moratoriumeve (gjuetisë dhe pyjeve).

Prej kohësh të dy organizatat kanë ngritur shqetësimet për funksionimin e tyre dhe ka dokumentuar rastet e gjuetisë së paligjshme si dhe prerjes pa kriter të pyjeve. Në këte takim në interes të të gjithëve do të diskutohen efektet e moratoriumeve si dhe arsyet përse moratoriumi i gjuetisë duhet të shtyhet edhe me të paktën 5 vite.

PPNEA
Rr. Vangjush Furrxhi, p.16, sh.1, ap.10, Tiranë www.ppnea.org
ASPBM
Rr. e Kavajes, pallati“Baja Bat”, kati 11, Tiranë www.aspbm.org

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON