
Monitorimi i Gjuetisë
Rezultatet e vrojtimit ne terren Janar 2015
Shoqata Për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitareve të Shqipërisë po zbaton projektin “Forcimi i zbatimit të ligjit dhe kapaciteteve për zhvillimin e qëndrueshëm të gjuetisë (me fokus kryesor shpendët) në Shqipëri” mbeshtetur nga Critical Ecosystems Partnership Fund.
Në kuadër të këtij projekti po kryhen monitorimi i zbatimit të ndalimit të gjuetisë në 7 zona më rëndësi për shpendët (lagunat kryesore) si dhe raportimi pranë autoriteteve ligjzbatuese të rasteve të gjuetisë tëpaligjshme. Monitorimi po kryhet në partneritet me disa shoqata si PPNEA, Tirane; APAWA, Shkodër dhe EIRLA, Lezhë.
Gjatë janarit 2015 janë kryer vrojtimet për ndalimin e gjuetisë në 7 zona ligatinore dhe ujore, të gjitha zona të mbrojtura dhe pjesë e rrjetit ZRSH /IBA. Vrojtimet janë kryer nga ekipet e terrenit të shoqatave partnere në projekt. Për mbledhjen e të dhënave janë përdorur formulare standart.
Zonat e vrojtuara përfshijnë: Liqeni i Shkodrës ( AL001 ) – APAËA/ASPBM; Velipojë ( AL013 ) – APAËA /ASPBM; Delta e Drinit ( AL007 ) EIRLA/ASPBM; Laguna e Patokut ( AL014 ) – ASPBM; Gjiri i Lalzit ( AL015 ) – ASPBM; Laguna e Karavastasë ( AL006 ) – PPNEA; Laguna e Nartës ( AL005 ) – ASPBM.
Konstatime dhe konkluzione
Gjuetia e paligjshme zhvillohet në mënyrë sporadike me kohëzgjatje të shkurtër;
Mjetet lundruse përdoren për të gjuajtur në brendësi të baseneve të lagunave dhe liqenit të Shkodrës duke e bërë të vështirë lokalizimin e ndalimin e kundravajtësve;
Inspektoriati i Mjedisit dhe Pyjeve ka nevojë për bazë llogjistike që të mundet të rrisë praninë dhe veprojë në terren;
Në siperfaqet e disa zonave të mbrojtura ka objekte që favorizojnë gjuetinë të tilla si fushejëza dhe qe duhen prishur.