13096273 1810061732555624 8705637516947513335 N

Gjendet një fole e bufit veshgjatë në Lagunën e Patokut

Laguna e Patokut shquhet kryesisht për numrin e madh të shpendëve dimërues dhe breshkave të detit që e vizitojnë. Por pyjet rreth lagunës janë një habitat që ofron kushte ideale për folezimin e shpendëve. Aktivisti ynë lokal, Elis Hima, ka evidentuar një fole të bufit veshë-gjatë (Asio otus) me dy të vegjël të shëndetshëm. Sipas BirdLife International ky lloj eshtë rezident në Shqipëri, por mungojnë studime dhe të dhëna të plota për popullatën e tij. Foleja është ndërtuar në pjesën e sipërme të një pishe dhe ka dy zogj të vegjël, rreth 3 javësh.

Evidentimi i rasteve të folezimit është një lajm i mirë sepse tregon që zona ka ende kushte për rigjenerimin e faunës. Aktivistët tanë lokal në Patok “Bird Eye”, po hartëzojnë zonat e folezimit dhe po kujdesen për ruajtjen e tyre.

 

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON