Shoqeria civile ne mbeshtetje te AKZM dhe ISHMP per ruajtjen e natyres

  • Uncategorized

10Shoqata per Ruajtjen e Shpendeve dhe Gjitareve te Shqiperise (ASPBM), ne bashkepunim me Agjencise Kombetare te Zonave te Mbrojtuara (AKZM) dhe Inspektoriatit Shteteror te Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP te qarqeve Shkoder, Lezhe, Fier dhe Vlore, zhvilloi me date 27 Prill 2016, workshopin permbylles ne kuader te perfundimit me sukses te projektit: “Forcimi i zbatimit te ligjit dhe kapaciteteve për zhvillimin e qendrueshem te gjuetise (me fokus kryesor shpendet) në Shqipëri.” – mbeshtetur nga CEPF (Critical Ecosystem Partnership Fund).

Projekti eshte zbatuar ne 7 zona te konsideruara te rendesishme per shpendet (IBA) (kryesisht lagunat), dhe kohezgjatja e tij ka qene 18 muaj, periudhe gjate se ciles moratoriumi I gjuetise ka qene ne fuqi. Ky projekt kishte per qellim nxitjen e bashkepunimit mes gjithe grupeve te interesit, si dhe permiresimin e kapaciteteve administrative për forcimin e zbatimit te ligjit per ndalimin e gjuetise, ne zonat e perfshira ne te.

Ne fakt, moratoriumi I gjuetise u miratua si nje mase ekstreme e ndermarre nga Ministria e Mjedisit, me qellim kontrollin dhe disiplinimin e ketij aktiviteti ne vend. Megjithate, edhe pse ne fuqi per nje periudhe dy vjecare, nuk kane qene te pakta rastet e denoncimeve te shkeljes se tij, madje dhe brenda Zonave te Mbrojtura, nga aktiviste te ASPBM dhe nga partneret tane. Raportime te tilla vune ne pah pamundesine e institucioneve pergjegjese per implementimin e ligjit, qofte per shkak te mungeses se kapaciteteve njerezore,  por dhe pamjaftueshmerise logjistike.

Nisur nga keto konstatime, perfaqesues te AKZM dhe ISHMP vleresuan qellimin e takimit per te vene dhe nje here theksin ne nevojen per forcimin e bashkepunimit nderinstitucional dhe me OSHC-te mjedisore, si dhe per shkembimin e eksperiencave ne funksion te menaxhimit sa me efektiv dhe te suksesshem te Zonave te Mbrojtura, gjuetise dhe te gjitha aktiviteteve te tjera ilegale ndaj biodiversitetit.

Pavaresisht perpjekjeve per te forcuar zbatimin e ligjit nga ana e ketyre strukturave shteterore, qofte duke zgjeruar stafin, mjetet e kontrollit, apo dhe duke shtuar kompetencat e tyre menaxhuese jashte kufirit te ZM, duket se roli i OSHC-ve ne informimin dhe ndergjegjesimin e komunetetit local, mbetet i pazevendesueshem.

Ne kuader te zbatimit te projektit, ASPBM, ne bashkepunim me organizata te tjera partnere (PPNEA, APAWA, ECO-Retina, etj), krahas monitorimeve ne terren per zbatimin e ligjit te gjuetise dhe raportimeve te rasteve te shkeljes prane strukturave perkatese, eshte angazhuar intensivisht dhe ne aktivitete te tjera me ne focus komunitetin local. Jane zhvilluar disa fushata informimi, gjate te cilave jane shperndare rreth 500 kalendare, 200 postera dhe 1000 flete palosje, si dhe eshte realizuar nje film mjedisor, me qellim rritjen e shkalles se ndergjegjesimit per gjitheperfshirje ne ruajtjen e biodiversitetit.

Gjithashtu, ne perfundim te takimit, drejtues te ISHMP dhe AKZM-ve, inkurajuan perfaqesuesit e shoqates sone dhe partnereve tane, per zhvillimin e trajnimeve ne terren te administrates se tyre, dhe kryesisht inspektoreve, me qellim permiresimin e kapaciteteve profesionale ne drejtim te menaxhimit te biodiversitetit.  Keto aktivitete u konsideruan teper te rendesishme per rritjen e shkalles se njohjes nga ana e inspektoreve, te llojeve, object gjuetie; llojeve qe jane pjese e Listes se Kuqe, te miratura nga Ministra e Mjedisit dhe kane status te vecante te ruajtjes; sezoneve dhe zonave te gjuetise; evidentimin e rasteve te shkeljes se ligjit ‘per ruajtjen e biodiversitetit’; zhvillimin e teknikave praktike per kontrollin e gjuetise, etj.

Nje angazhim I tille perkrah institucioneve ligjzbatuese, jo vetem I shoqates tone, por dhe organizatave te tjera mjedisore, do te rezultoje ne implementim me te efektshem te ligjeve per ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit, si dhe ne perdorimin e qendrueshem te tij.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON