13226979 1816877401874057 3325543088718997361 N

Nis procesi i monitorimit të shpendëve ujorë në lagunën e Vainit

Laguna e Kune -Vainit përmban një diversitet të madh habitatesh, të cilat krijojnë kushte ideale për folezimin e një numri të madh llojesh shpendësh. Si program të punës Ad. ZM Lezhë në bashkëpunim me Shoqatën e Ruajtjes të Shpendëve dhe Gjitarëve (ASPBM) ka nisur procesin e monitorimit të shpendëve folezues, i cili konsiston në evidentimin dhe numërimin e foleve të shpendëve ujore në lagunë. Procesi i monitorimit do të vazhdojë përsëri gjatë muajve të ardhshëm për të analizuar suksesin e riprodhimit të popullatave që nga procesi i folezimit, çeljes dhe rritjes së zogjve.

Gjatë ditëve të para të punës janë evidentuar 25 fole, ku është studiuar vetëm pjesa jug –perëndimore e lagunës të Vainit, që përbën rreth 20 % të sipërfaqes totale të gjithë kompleksit lagunor. Llojet e shpendëve folezues të evidentuar janë bajza (Fulica atra), rosa qafëgjelbër (Anas platyrhynchos), kalorsi (Himantopus himantopus).

Puna e kryer në mënyrë profesionale në administrimin dhe ruajtjen e lagunës nga stafi i Ad. ZM Lezhë ka kthyer qetësinë e munguar prej vitesh.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON