
Festivalit i Filmit për Mjedisin 2016
Në kuadër të Festivalit të Filmit për Mjedisin 2016 ekipi ynë ka përgatitur një film të shkurtër për larminë e shpendëve në disa zona ligatinore. Rregjistrimet janë bërë gjatë vrojtimeve në terren dhe synojnë të promovojnë ruajtjen e këtyre zonave me rëndësi për biodiversitetin. Filmi do të shfaqet në datën 24 maj në orën 8 mbasdite në Pedonalen e Shkodrës dhe në datën 27 maj në orën 8 mbasdite në pedonalen e Tiranës.
Ju mirëpresim të ndajmë së bashku disa momente nga natyra!