6

IBA s of Northwest, Albania ASPBM (EFFA 2016)

6Ka startuar kete jave edicioni i katërt i Festivalit të Filmit Mjedisor, që filloi aktivitetet e tij të para në ditën ndërkombëtare të Biodiversitetit, për të vijuar deri në datën 5 qershor që shënon Ditën Botërore të Mjedisit. 57 filma nga 29 vende të botës, një pjesë e të cilëve shfaqen edhe si premiera botërore, do te projektohen në ambjente publike me qëllim ndërgjegjësimin e publikut kundrejt mjedisit. Ne kuader te ketij eventi, ekipi yne gjithashtu ka pergatitur nje film te shkurter per larmine e shpendeve ne disa zona ligatinore. Rregjistrimet jane bere gjate vrojtimeve ne terren dhe synojne te promovojne ruajtjen e ketyre zonave me rendesi per biodiversitetin. Filmi do te shfaqet ne daten 24 maj ne oren 20:00, ne Pedonalen e Shkodres dhe ne daten 27 maj, ora 20 : 00, ne pedonalen e Tiranes. Ju mirpresim te ndajme se bashku disa momente nga natyra!

Më shumë informacion rreth programit të EFFA 2016 dhe filmave që do të transmetohen gjeni në:https://effalbania.files.wordpress.com/2016/04/effa-catalog-shqip1.pdf

 

 

 

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON