13321669 1072426739470667 5481183236742220758 N

Konferencë për Shtyp “Në Mbështetje të Moratoriumit 5-vjeçar të Gjuetisë”

Grupimi i organizatave mjedisore, i përbërë nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri(PPNEA) bashkë me Shoqaten për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM/Albanian Society for Protection of Birds & Mammals) dhe Shoqatën Ornitologjike Shqiptare (AOS-Albanian Ornithological Society) organizojnë, më datë 31 Maj ora 17:30 në ambientet e Hotel “Tirana International”, Salla “Onufri” konferencen për shtyp “Në Mbështetje të Moratoriumit 5-vjeçar të Gjuetisë”.

Ju ftojmë që të merrni pjesë në këtë konferencë për shtyp, ku do të shpalosen argumentat në favor të iniciativës të ndërmarë nga qeveria shqiptare për shpalljen e moratoriumit 5-vjeçar për gjuetinë, si një element thelbësor dhe i një rëndësie të vecantë për ripërtëritjen e faunës së egër në Shqipëri. Ky grupim shoqatash mjedisore mbështesin çdo lloj nisme që krahas përmirësimit të kuadrit ligjor dhe institucional për mbrojtjen e faunës së egër, siguron qetësinë dhe kohën e duhur për rimëkëmbjen e popullatave të shpendëve dhe gjitarëve në vendin tonë.

Përmes këtij komunikimi në dëshirojmë të theksojmë gadishmërinë tonë për t’i ardhur në ndihmë Ministrisë së Mjedisit në përmbushjen e detyrimeve të saj ndaj publikut dhe në përmbushjen e misionit të saj në ruajtjen e biodiversitit në Shqipëri.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON