Arinje Ne Ksamil

Vazhdojnë torturat e arinjve në Shqipëri

“Tutorët” e arinjve vazhdojnë të sfidojnë hapur shtetin dhe posaçërisht Ministrinë e Mjedisit dhe Inspektoriatin e Mjedisit dhe Pyjeve. Rasti i radhës është rregjistruar në plazhin e Ksamilit në dt. 23 -24 Korrik, ku 2 persona tërheqin nëpër plazh dy këlyshë të vegjël ariu. Kapja e këlyshëve redukton më tej popullatën e arinjve në Shqipëri, e cila përllogaritet nga 200-250 individë. Rreth 1/3 e këtij numri (rreth 80) mendohet se mbahen në robëri në kushte mizore nëpër lokale në Shqipëri.
Për fat të keq strukturat e inspektimit të mjedisit dhe pyjeve vazhdojnë të veprojnë në kushte presioni pa asnjë plan konkret masash për parandalimin e këtij fenomeni të paligjshëm. Ditët e fundit një rast i ngjashëm u publikua në gazetën angleze Daily Mail duke ekspozuar ndërkombëtarisht pa aftësinë e strukturave të inspektimit mjedisor në Shqipëri.

arinje me tutorin

2arinje me tutorin

 

 

 

 

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON