11

Zgjerohet rrjeti i vrojtuesve të natyrës “Bird Eye” në lagunën e Patokut!

Lagunës së Patokut i shtohen 24 aktivistë lokal për ruajtjen e saj. Ky grup përbëhet nga 4 ekipe të formuar në 4 shkolla që gjenden brenda zonës së Patokut. Ekipet do të kryejnë vrojtime dhe do të raportojnë problemet e hasura pranë autoriteteve të zonës. Aktivitete të tjera të ekipeve përfshijnë, fushata pastrimi nga mbetjet, si dhe ndërgjegjësimin e komunitetit lokal për ruajtjen e lagunës së Patokut.

Ekipet u formuan në kuadër të projektit “Krijimi dhe nxitja e mekanizmave lokale për ruajtjen e gjendjes natyrore të Lagunës së Patokut” zbatuar në bashkëpunim me Administrata e Zonave të Mbrojtura Qarku Lezhë, Drejtorinë Rajonale të Arsimit dhe Njësinë Administrative Fushë – Kuqe, Bashkia Lac.
Projekti i mbështetur nga REC Shqipëri në kuadër të programit “Shoqëri Civile Shqiptare për një Mjedis Evropian” (#ACHIEVE) financuar nga Bashkimi Evropian European Union in Albania.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON