Pastrim Dhe Vrojtim

Aksione pastrimi për një mjedis më të pastër!

“Bird Eye” ka vijuar në 15 tetor 2016, me vrojtimet në terren, nën drejtimin e Z. Gjok Bici, në lagunën e Patokut. Krahas diversitetit të habitateve dhe llojeve bimore dhe shtazore që strehohen në to, të rinjtë kanë identifikuar disa problematika të zonës. Për këtë janë plotësuar formularët e posatshëm me të dhëna mbi mbetjet, ujërat e ndotura, gardhet, rrjetat, si dhe ndërtimet pa plan në zonën përreth lagunës Patok. Ekipi lokal “Bird Eye” bën thirrje për mbrojtjen e pasurive natyrore, për përdorimin me kujdes e zgjuarsi  të tyre, përpara se ti humbasim ato!! Aktiviteti vijoi me një askion pastrimi në këtë zonë. Aktivitet u zhvilluan në kuadër të projektit “Krijimi dhe nxitja e mekanizmave lokale për ruajtjen e gjendjes natyrore të Lagunës së Patokut” zbatuar në bashkëpunim me Administrata e Zonave të Mbrojtura Qarku Lezhë, Drejtorinë Rajonale të Arsimit.

Projekti i mbështetur nga REC Shqipëri në kuadër të programit “Shoqëri Civile Shqiptare për një Mjedis Evropian” (#ACHIEVE) financuar nga European Union in Albania.

 

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON