DSC 0287 Min

“Pro” ekoturizmit në PK Divjakë – Karavasta

Aktivistë të ASPBM zhvilluan një fushatë informimi, në 27 tetor 2016, me komunitetin lokal në Divjakë duke përfshirë pjesë e qytetit dhe bizneset lokale në brendësi të Parkut Kombëtar të Divjakës. Gjithsej u shpërndanë 17 materiale informuese grafike (postera) mbi përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit pranë bizneseve lokale (kryesisht bar – restorante në Park, në afërsi të lagunës). Posterat u vendosen në ambientet brenda lokaleve dhe pritet të tërheqin vëmendjen e turistëve dhe klientëve të tyre, për sjellje më të ndërgjegjshme ndaj natyrës. Fushata vijoi me shpërndarjen dhe të 300 fletëpalosjeve me interpretimin e ligjit të Zonave të Mbrojtura, veprimtarive të lejuara dhe ato të ndaluara në to. Këto materiale u shpërndanë në bulevardin kryesor të Divjakës, pranë Bashkisë, me qëllim rritjen e shkallës së informimit në një komunitetet sa më të gjerë. 

Qëllimi i kësaj fushate është njohja e komunitetit lokal dhe përdoruesve të zonave të mbrojtura me statusin ligjor dhe nevojën për ruajtje të këtyre zonave natyrore të rëndësishme.
Aktiviteti mbështetet nga “Fondi i Partneriteti për Ekosistemet Kritike” (CEPF) dhe zbatohet në bashkëpunim dhe me stafin e “Administratës së Zonave të Mbrojtura- Fier”.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON