DSC 0338 Min

Promovimi i ekoturizmit në Nartë

DSC_0338-minAktivistë të ASPBM zhvilluan një fushatë informimi, më 2 nëntor 2016, me komunitetin lokal në fshatin e Zvërnecit dhe Nartës, që gjenden në afërsi të zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Gjithsej u shpërndanë 10 materiale informuese grafike (postera) mbi përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit pranë bizneseve lokale (kryesisht bar – restorante në zonën e pyllit të Sodës, në afërsi të lagunës). Posterat u vendosën në ambjentet brenda lokaleve dhe pritet të tërheqin vëmendjen e turistëve dhe klientëve të tyre për sjellje më të ndërgjegjshme ndaj natyrës. Fushata vijoi me shpërndarjen dhe të 300 fletëpalosjeve me interpretimin e ligjit të Zonave te Mbrojtura, veprimtarive të lejuara dhe ato të ndaluara në to. Këto materiale u shpërndanë  pranë Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës. Qëllimi i kësaj fushate është njohja e komunitetit lokal dhe përdoruesve të zonave te mbrojtura me statusin ligjor dhe nevojën për ruajtje të këtyre zonave natyrore të rëndësishme.
Aktiviteti mbështetet nga “Fondi i Partneriteti per Ekosistemet Kritike” (CEPF) dhe zbatohet në bashkëpunim dhe me stafin e “Administratës së Zonave të Mbrojtura- Vlorë”.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON