PhototasticCollage 2016 12 05 21 24 02

Përdorimi i qëndrueshëm i faunës në zonën e Karavastasë!

Përdorimi i qëndrueshem i biodiversitetit në zonat e mbrojtura është nje koncept dhe praktikë që kërkon përmirësim.
Pikërisht kjo ishte dhe tema e seminarit që mblodhi bashkë autoritetet dhe përdorues të zonave të mbrojtura në një seminar në Divjakë. Zhvillimi i ekoturizimit është një praktikë “win-win”, ku të gjithë përfitojnë në mënyrë të sigurtë dhe afatgjatë. Për këtë, ekipi ynë hartoi një guidë ndihmëse për vrojtimet e shpendëve në stinë të ndryshme, në zonën e Karavastasë.
Gjatë seminarit u prezantuan rezultatet e vrojtimeve në terren për rrjetin e restoranteve në zonën Divjakë – Karavasta dhe pikat ku duhet të veprohet për zbatimin e ligjit për ruajtjen e biodiversitetit. Zhvillimi i këtij seminari përkon me praninë e shpendëve migratore në lagunat e vendit, një pjesë e të cilave përfundon në pjatat e restoranteve në këto zona. Falenderojmë të gjithë të pranishmit në këtë seminar dhe veçanërisht menaxherët e restoranteve që u bënë pjesë e debatit!

Zhvilluar në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura-Qarku Fier dhe mbështetur nga “Fondi i Partneritetit për Ekosistemet Kritike” (CEPF). 

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON