15073347 1908086672753129 4509491315533168887 N

Kune-Vaini i “vjedh” pelikanët Karavastasë

Në lagunat e vendit tonë (përjashtuar disa) ka filluar të kthehet qetësia dhe po popullohen gjithnjë e më shumë nga një numër i lartë shpendësh. Kjo është bërë e mundur nga kontrollet e shpeshta nga strukturat përgjegjëse për menaxhimin e zonave të mbrojtura. Disa prej këtyre shpendëve kishin dekada pa u parë në disa laguna. Rasti më i prekshëm është ai i pelikanit kaçurrel, i cili ka më shumë se një javë që ushqehet në lagunën e Kune- Vainit, fakt për të cilin banorët dhe punonjësit e Ad. ZM shprehen se nuk është vënë re më parë kjo sjellje. Prania e tyre dhe shumë shpendëve të tjerë tregon që këto zona mund të rikuperojnë atë çfarë kanë humbur dhe të zhvillohen si zona ekoturistike, me rritje të ardhurash për komunitetitn, biznesin dhe njëkohësisht ruajtjen e natyrës. Falenderojmë Ad. ZM Lezhë për punën që po bën në mbrojtjen e kësaj lagune, pavarësisht presionit të jashtëm të gjuetarëve që tentojnë të gjuajnë në ZM dhe në periudhë moratoriumi.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON