PhototasticCollage 2016 11 26 15 49 24

Grupi “Bird Eye”- vrojtime dhe aksion pastrimi në lagunën e Patokut

Më datën 22 nëntor, aktivistët lokal “Bird Eye”, nën drejtimin e Z. Gjok Bici (koordinatori lokal i ASPBM/Lezhë), zhvilluan vrojtimet në lagunën e Patokut. Para fillimit të vrojtimeve në terren, grupeve iu dha një informacion i përgjithshëm mbi bimët e rrezikuara të lagunës, mbi statusin e rrezikuar të bimëve dhe se si duhet të ndihmojmë për t’i mbrojtur ato nga zhdukja.

Gjatë vrojtimeve grupet u njohën me mjedisin, me disa lloje bimësh dhe kafshësh, veçanërisht shpendët si: çafka, pulëbardha dhe karabullaku. Përpos njohjes së bimëve dhe kafshëve, grupi po evidenton problemet që ka laguna. Rezultatet e vrojtimeve, grupet “Bird eye” i hedhin në një formular, ku më pas do të dërgohen në Administratën e Zonave të Mbrojtura, Qarku Lezhë. Qëllimi i këtyre vrojtimeve është që të nxis tek fëmijët dëshirën për të mësuar më tepër rreth natyrës, por dhe ta mbrojnë atë duke raportuar në institucionet përkatëse, si dhe duke ndihmuar në ndërgjegjësimin e komunitetit.

Pas vrojtimeve, grupi “Bird Eye” zhvilloi një aksion pastrimi në një nga zonat e lagunës. Mbeturinat vazhdojnë të jenë problem në lagunën e Patokut.

Aktiviteti u krye në kuadër të projektit “Krijimi dhe nxitja e mekanizmave lokale për ruajtjen e gjendjes natyrore të Lagunës së Patokut” zbatuar ne bashkëpunim me Administrata e Zonave të Mbrojtura Qarku Lezhë, Drejtorinë Rajonale të Arsimit dhe Njësinë Administrative Fushë- Kuqe, Bashkia Laç.

Projekt i mbështetur nga REC Shqipëri në kuadër të programit “Shoqëri Civile Shqiptare për një Mjedis Evropian” (ACHIEVE) financuar nga European Union in Albania.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON