DSC 0258

Kullë vrojtimi në lagunën e Patokut

Ekipi i shoqatës tonë, me ndihmën e dy vullnetarëve specialist në ndërtim, përfundoi ndërtimin e kullës në lagunën e Patokut. Ndërtimi i saj është parashikuar në kuadër të projektit “Forcimi dhe nxitja e mekanizmave lokale për ruajtjen e vlerave natyrore të lagunës Patok”, zbatuar në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura, Qarku Lezhë. Projekti i mbështetur nga REC Shqipëri, në kuadër të programit “Shoqëri Civile Shqiptare për një Mjedis Evropian” (#ACHIEVE) financuar nga European Union in Albania.

Kulla mundëson fushëpamje të gjerë në krahun jugor të lagunës dhe do të jetë në shërbim të turistëve vendas dhe të huaj, e gjithë dashamirësve të natyrës. Gjithashtu, stafi menaxhues i zonës së mbrojtur do të ketë akses më të lehtë për monitorimin dhe kontrollin e veprimtarive të paligjshme që zhvillohen në të.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON