
Vendstrehimet e paligjshme të gjuetisë _ Janar 2015 – Janar 2017
Shoqata jonë në kuadër të projektit “Forcimi i zbatimit të ligjit dhe kapaciteteve për zhvillimin e qëndrueshëm të gjuetisë (me fokus kryesor shpendët) në Shqipëri” mbështetur nga Critical Ecosystems Partnership Fund (CEPF), monitoron ndalimin e gjuetisë në 7 zona të mbrojtura dhe me rëndësi për shpendët (lagunat kryesore), si dhe raportimi pranë autoriteteve ligjzbatuese të rasteve të gjuetisë së paligjshme. Në fokus të vrojtimeve në terren kanë qenë edhe objektet që përdoren për gjuetinë e paligjshme të tilla si rrethime, streha të fshehta apo të quajtura “ fushenjëza”. Në këto objekte të improvizuara në ngjashmëri me elementet e terrenit fshihen gjuetarët për të mos u pikasur nga shpendët . Këto teknika maskimi janë të ndaluara të përdoren aq më tepër në zonat e mbrojtura ku gjuetia është tërësisht e ndaluar.
Ekipi ynë ka hartëzuar venddodhjet e këtyre strehimeve të paligjshme që prej muajit janar 2015 deri në janar 2017, të cilat i ka raportuar edhe tek institucionet përgjegjëse.
Për të parë këto harta klikoni: Vendstrehimet e paligjshme të gjuetisë _ Janar 2015 – Janar 2017