Ekoguida e lagunës së Patokut

Kjo ekoguidë është përgatitur në kuadër të projektit "Krijimi dhe nxitja e mekanizmave lokale për ruajtjen e gjendjes natyrore të Lagunës së Patokut" zbatuar në bashkëpunim me Administratën e Zonave të…

Shiko më tepër

Kune-Vaini i “vjedh” pelikanët Karavastasë

Në lagunat e vendit tonë (përjashtuar disa) ka filluar të kthehet qetësia dhe po popullohen gjithnjë e më shumë nga një numër i lartë shpendësh. Kjo është bërë e mundur nga kontrollet e shpeshta nga strukturat përgjegjëse për menaxhimin e zonave të mbrojtura. Disa prej këtyre shpendëve kishin dekada pa u parë në disa laguna.

Shiko më tepër

Promovimi i ekoturizmit në Nartë

DSC_0338-minAktivistë të ASPBM zhvilluan një fushatë informimi, më 2 nëntor 2016, me komunitetin lokal në fshatin e Zvërnecit dhe Nartës, që gjenden në afërsi të zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Gjithsej u shpërndanë 10 materiale informuese grafike (postera) mbi përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit pranë bizneseve lokale (kryesisht bar – restorante në zonën e pyllit të Sodës, në afërsi të lagunës). Posterat u vendosën në ambjentet brenda lokaleve dhe pritet të tërheqin vëmendjen e turistëve dhe klientëve të tyre për sjellje më të ndërgjegjshme ndaj natyrës. Fushata vijoi me shpërndarjen dhe të 300 fletëpalosjeve me interpretimin e ligjit të Zonave te Mbrojtura, veprimtarive të lejuara dhe ato të ndaluara në to. Këto materiale u shpërndanë  pranë Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës. Qëllimi i kësaj fushate është njohja e komunitetit lokal dhe përdoruesve të zonave te mbrojtura me statusin ligjor dhe nevojën për ruajtje të këtyre zonave natyrore të rëndësishme.
Aktiviteti mbështetet nga “Fondi i Partneriteti per Ekosistemet Kritike” (CEPF) dhe zbatohet në bashkëpunim dhe me stafin e “Administratës së Zonave të Mbrojtura- Vlorë”.

Shiko më tepër

“Pro” ekoturizmit në PK Divjakë – Karavasta

Aktivistë të ASPBM zhvilluan një fushatë informimi, në 27 tetor 2016, me komunitetin lokal në Divjakë duke përfshirë pjesë e qytetit dhe bizneset lokale në brendësi të Parkut Kombëtar të Divjakës. Gjithsej u shpërndanë 17 materiale informuese grafike (postera) mbi përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit pranë bizneseve lokale (kryesisht bar – restorante në Park, në afërsi të lagunës). Posterat u vendosen në ambientet brenda lokaleve dhe pritet të tërheqin vëmendjen e turistëve dhe klientëve të tyre, për sjellje më të ndërgjegjshme ndaj natyrës. Fushata vijoi me shpërndarjen dhe të 300 fletëpalosjeve me interpretimin e ligjit të Zonave të Mbrojtura, veprimtarive të lejuara dhe ato të ndaluara në to. Këto materiale u shpërndanë në bulevardin kryesor të Divjakës, pranë Bashkisë, me qëllim rritjen e shkallës së informimit në një komunitetet sa më të gjerë. 

Qëllimi i kësaj fushate është njohja e komunitetit lokal dhe përdoruesve të zonave të mbrojtura me statusin ligjor dhe nevojën për ruajtje të këtyre zonave natyrore të rëndësishme.
Aktiviteti mbështetet nga “Fondi i Partneriteti për Ekosistemet Kritike” (CEPF) dhe zbatohet në bashkëpunim dhe me stafin e “Administratës së Zonave të Mbrojtura- Fier”.

Shiko më tepër

Vijojnë vrojtimet në natyrë me ekipin Bird – Eye

Ekipi “Bird Eye” vijoi me vrojtimet në Lagunën e Patokut, në kuadër të projektit: “Krijimi dhe nxitja e mekanizmave lokalë për ruajtjen e gjendjes natyrore të lagunës së Patokut“, si pjesë e programit #ACHIEVE zbatuar nga REC Shqipëri dhe financuar nga European Union in Albania. Gjatë aktivitetit ishin prezent dhe z. Rezart Kapedani, ekspert i nivelit të lartë në REC / Shqipëri, i cili prezantoi programin ACHIEVE dhe mekanizmat e duhura për të forcuar kapacitetet e shoqërisë civile në drejtim të çështjeve mjedisore. Ndërkohë Z.Gjok Bici, koordinatori lokal i Shoqatës për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM) / Lezhë  dhe Znj. Eva Dulellari (Menaxhere projektesh/ ASPBM) prezantuan ekipin “Bird Eye” të krijuar për monitorimin e florës dhe faunës së kërcënuar në zonën e lagunës. Gjatë takimit u diskutua me ekipin dhe Z. Kreshnik Toni, Specialist Menaxhimi pranë AdZM / Lezhë, mbi transformimet e lagunës ndër vite dhe praktikat e menaxhimit të ZM, Patok. Ky aktivitet kishte si qëllim nxitjen e aktivizimit në mënyrë të vazhdueshme në terren të ekipeve “Bird Eye” (grupe nxënësish dhe mësuesish të shkollave të komunave përreth), që do të luajnë rolin e partnerëve lokalë dhe pas përfundimit të projektit në grumbullimin e të dhënave të caktuara në zonën e Lagunës.

Shiko më tepër
Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON