Numërimi dhe përcaktimi i shpendëve dhe në lagunën Patok

Ekipi i Shoqatës për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë15589558_1927811777447285_9074887365725194189_n (ASPBM) zhvilloi aktivitetin përmbyllës të vrojtimeve në terren me fëmijët e ekipeve “Bird Eye”. Ky aktivitet zhvillohej në kuadër të implementimit të projektit: “Promovimi dhe nxitja e mekanizmave lokale për ruajtjen e vlerave natyrore të lagunës Patok“, mbështetur nga REC Shqipëri, në kuadër të programit Achieve dhe financuar nga fonde të BE. Pjesë e programit të vrojtimeve në natyrë ishte dhe numërimi dhe përcaktimi i llojeve të shpendëve në lagunën e Patokut, si një ndër zonat e rëndësishme për shpendët migratorë në vendin tonë. 

Shiko më tepër

Vijon gjuetia e paligjshme në zonat e mbrojtura ligatinore

17_gjuetiGjatë vrojtimeve në terren për zbulimin dhe raportimin e gjuetisë ekipi i Shoqatës për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM) ka hasur në mjaft raste gjuetie. Pothuaj në çdo zonë lagunore përgjatë Adriatikut, janë hasur raste të gjuetisë së paligjshme në shkelje të plotë të moratoriumit të dytë të Qeverisë. Gjuetarët me çiftet e tyre lëvizin lirisht dhe të pa shqetësuar në territoret e zonave të mbrojtura të lagunës së Nartës, Patokut, Kune Vainit, Velipojës, njëkohësisht dhe zona të rëndësishme për shpendët migratorë. 

Shpendët migratorë e përdorin Shqipërinë si stacion ndalimi të ndërmjetëm gjatë udhëtimit të tyre për në vende më të ngrohta drejt kontinetit të Afrikës. Inspektoriati i Mjedisit dhe Pyjeve dhe rojet e zonave të mbrojtura të AKZM janë tepër pasive në parandalimin ose ndalimin e gjuetisë. Gjatë këtij viti të tretë të moratoriumit të gjuetisë vihet re një dobësim i mëtejshëm i kontrollit nga këto institucione. Ekipi i ASPBM, ka informuar vazhdimisht këto institucione, por fatkeqësisht ato vijojnë të mos jenë në gjendje të imponojnë legjislacionin në këto zona të mbrojtura që janë dhe shumë pranë zyrave të tyre. Ruajtja e biodiversitetit dhe llojeve të rrezikuara është tepër sporadike dhe pa rezultate të qëndrueshme.

Shiko më tepër
Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON