2 Shkurt – Dita Ndërkombëtare e Ligatinave!
Komuniteti lokal është partneri më i rëndësishëm në ruajtjen e natyrës! Ekipi lokal "Bird Eye - Patok" po prezanton rezultatet e vrojtimeve në terren. Ky ekip me nxënës të shkollave të…
Komuniteti lokal është partneri më i rëndësishëm në ruajtjen e natyrës! Ekipi lokal "Bird Eye - Patok" po prezanton rezultatet e vrojtimeve në terren. Ky ekip me nxënës të shkollave të…
Ekipi i Shoqatës për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM) zhvilloi aktivitetin përmbyllës të vrojtimeve në terren me fëmijët e ekipeve “Bird Eye”. Ky aktivitet zhvillohej në kuadër të implementimit të projektit: “Promovimi dhe nxitja e mekanizmave lokale për ruajtjen e vlerave natyrore të lagunës Patok“, mbështetur nga REC Shqipëri, në kuadër të programit Achieve dhe financuar nga fonde të BE. Pjesë e programit të vrojtimeve në natyrë ishte dhe numërimi dhe përcaktimi i llojeve të shpendëve në lagunën e Patokut, si një ndër zonat e rëndësishme për shpendët migratorë në vendin tonë.
Gjatë vrojtimeve në terren për zbulimin dhe raportimin e gjuetisë ekipi i Shoqatës për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM) ka hasur në mjaft raste gjuetie. Pothuaj në çdo zonë lagunore përgjatë Adriatikut, janë hasur raste të gjuetisë së paligjshme në shkelje të plotë të moratoriumit të dytë të Qeverisë. Gjuetarët me çiftet e tyre lëvizin lirisht dhe të pa shqetësuar në territoret e zonave të mbrojtura të lagunës së Nartës, Patokut, Kune Vainit, Velipojës, njëkohësisht dhe zona të rëndësishme për shpendët migratorë.
Shpendët migratorë e përdorin Shqipërinë si stacion ndalimi të ndërmjetëm gjatë udhëtimit të tyre për në vende më të ngrohta drejt kontinetit të Afrikës. Inspektoriati i Mjedisit dhe Pyjeve dhe rojet e zonave të mbrojtura të AKZM janë tepër pasive në parandalimin ose ndalimin e gjuetisë. Gjatë këtij viti të tretë të moratoriumit të gjuetisë vihet re një dobësim i mëtejshëm i kontrollit nga këto institucione. Ekipi i ASPBM, ka informuar vazhdimisht këto institucione, por fatkeqësisht ato vijojnë të mos jenë në gjendje të imponojnë legjislacionin në këto zona të mbrojtura që janë dhe shumë pranë zyrave të tyre. Ruajtja e biodiversitetit dhe llojeve të rrezikuara është tepër sporadike dhe pa rezultate të qëndrueshme.
Gjatë monitorimeve të gjuetisë së paligjshme në 7 zona të mbrojtura (IBA), në muajin dhjetor 2016, në kënetën e Domnit, shoqata jonë ka evidentuar 9 fushejza. Sipas të dhënave të…
Sinjalistika në zonat e mbrojtura ndihmon në ndergjegjësim dhe promovimin e vlerave natyrore të tyre. Ekipi ynë, në bashkëpunim me stafin e zonave të mbrojtura dhe njësinë administrative Fushë -…
Ditën e shtunë, në 17 dhjetor, në sallën e Kishës Gurrëz u zhvillua përvjetori i III-të i ditës së lagunës së Patokut. Kjo ditë u thelemua në vitin 2014 nga…
Gjatë monitorimeve në terren, në 14 dhjetor, në segmentin e rrugës Fushë-Krujë – Thumanë (kryqëzimi i Thumanës) është konstatuar nxjerrja në shitje e një shpendi rrëmbenjës, huta (Buteo buteo), specie…
Për zhvillimin e ekoturizmit është i nevojshëm forcimi i kontrollit të përdorimit të faunës dhe produkteve të biodiversitetit. Për këtë qëllim, duhet forcuar bashkëpunimi me përdoruesit e zonave të mbrojtura…
Ekipi i shoqatës tonë, me ndihmën e dy vullnetarëve specialist në ndërtim, përfundoi ndërtimin e kullës në lagunën e Patokut. Ndërtimi i saj është parashikuar në kuadër të projektit "Forcimi…
Në 22 nëntor, krahas vëzhgimit të shpendëve, anëtarët e ekipeve "Bird Eye" vijuan dhe me aksione pastrimi përgjatë lagunës, me qëllim pastrimin e saj nga mbetjet plastike. Falenderojmë Z. Gjok…