Lista e projekteve:

• A NGO Nature Conservation Strategy in Albania [vitet 1994-1997; financuar nga REC-Budapest, IUCN, dhe Prince Bernard Fund);
• Ndërgjegjësimi i publikut për mbrojtjen e lagunës së Karavastasë dhe zonave ligatinore të Kune-Vaini (financuar nga REC-Tirana, vitet: 1995-1996);
• Libri i Kuq i Shqipërisë: shoqërimet bimore, llojet e rrezikuar dhe të rralle të bimeve dhe kafshëve. (financuar nga REC-Hungary; viti 1997);
• Ngritja e nje Rrjeti Ballkanik për Ruajtjen e Ariut (Partner për Shqiperinë në këtë projekt ballkanik të financuar nga REC- Hungari; viti: 1999);
• Laguna e Nartës: ndërgjegjësimi i publikut për mbrojtjen e saj. (REC- zyra Tirane, 1999);
• Gjendja ekzistuese e zonave të mbrojtura të propozuara në kuadrin e projektit te pyjeve të qeverisë shqiptare (financuar nga Banka Boterorë, vitet 1999-2001);
• Ruajtja e shpendëve dhe ndergjegjësimi i publikut për vlerat ekoturistike të kompleksit Divjake-Karavasta (financuar nga GEF/SGP: vitet 1999-2001);
• Ruajtja e Biodiversitetit dhe Planifikimi i Menaxhimit te Pyjeve (financuar nga programi i granteve te projektit shqiptar të pyjeve: vitet 1999-2001);
• Njerëzit dhe Natyra. Ruajtja e Ujkut (Canis lupus) në vendet e Ballkanit Jugor (projekt Ballkanik, financuar nga REC-Hungari: vitet 1999-2000);
• Identifikimi i statusit te ruajtjes dhe rrezikimit te zonave ligatinore të konsideruara si IBA (zona me rendësi ndërkombëtare për shpendët) në Shqipëri. (financuar nga Birdlife International: viti 2001);
• ECONET- krijimi i një rrjeti për mbrojtjen ligjore dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura në vendet e Ballkanit Jugor (Projekt Ballkanik, financuar nga Ministria Greke e Puneve Publike, Planifikimit te Territorit dhe Mjedisit: vitet 2001-2002);
• Gjëndja ekzistuese në zonat e mbrojtura të Shqipërisë (financuar nga Projekti i Pyjeve të Shqipërisë: vitet 2001-2002);
• Kartografimi i habitateve kryesorë të Shqipërise (financuar nga Projekti i Pyjeve të Shqiperisë: vitet 2001-2002);
• Libri i Kuq (bimet dhe kafshët e rralla e të rrezikuara të Shqipërisë), në bashkëpunim me shoqatën e Biologeve të Shqipërisë (financuar nga GEF/SGP: vitet 2003-2004);
• Shpallja e Butrintit si zonë Ramsar (GEF/SGP: viti 2004);
• Mbrojtje e Biodiversitetit te Shpellës së Trenit, Parku Kombetar i Prespës (Financuar nga GEF/SGP; vitet 2006-2007);
• Projekti per Ruajtjen e Rreqebullit (Lynx lynx martinoi) te Ballkanit. (Projekt ballkanik i financuar nga Fondacioni MAVA dhe NINA-Norvegji, që realizohet ne bashkëpunim me shoqatat e tjera si PPNEA-Shqipëri, MES-Maqedoni, EURONATUR-Gjermani dhe KORA-Svizer. Vitet 2006-2009);
• Plani i Veprimit të Ariut (Ursus arctos), Rreqebullit (Lynx lynx) dhe Karabullakut te vogël (Phalacrocorax pygmeus). (në kuadrin e progamit GEF-Biodiversity Enabling Activity, faza e dytë; vitet 2006-2007).
• Pergatitja e Planit te Menaxhimit për Parkun Kombëtar Butrint, si pjesë e projektit “Integrated Coastal Zonë Management and Cleanup Project –ICZMCP“ (financuar nga Banka Botërore dhe agjensi zbatimi Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit). Tetor 2008- Shtator2009.
• Zbatimi i projektit “Mbrojtja e Biodiversitetit ne Lagunën e Patokut dhe grykëderdhjet e lumit Ishëm dhe Mat”. Financuar nga Critical Ecosystem Partnership Fund. Janar 2014- Korrik 2015.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON