Me rastin e 27 shtatorit Ditës Ndërkombëtare të Turizimit, ekipi ynë realizoi një fushatë për nxitjen e eko-turizimit në zonën e Velipojës. Në aktivitet u përfshinë 14 agjensi turistike dhe udhëtimesh në qytetin e Shkodrës të cilat u informuan për atraksionet natyrore dhe larminë e shpendëve që mund të vrojtohen nga turistët në terrenet ujore dhe moçalore të Velipojës. Për ekspozimin e bukurisë natyrore të Velipojës u hartua dhe u shpërndanë 1,000 guida eko-turistike në gjuhën shqipe dhe angleze si dhe u ekspozua një poster promovues në disa agjenci dhe zyrën e informimit turistik në rezervatit të Shkodrës si dhe lokalet në zonën e Velipojës. Aktiviteti u zbatua në kuadër të projektit “Ruajta, përforcimi dhe promovimi i biodiversitetit nëpërmjet ndërtimit të platformave për folezimin e shpendëve të ujit në disa zona ligatinore të Shqipërisë” zbatohet nga shoqata ASPBM, mbështetur nga GEF/UNDP.
Falenderojmë të gjithë partneret dhe bashkëpunorët në këtë aktivitet !

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON