Tashmë laguna e Patokut ka rojet e saj të përhershëm.
Një grup të rinjsh banorë të zonës u përfshinë në një cikël trajnimi në terren për teknikat e vrojtimit, llojet e faunës, rregjistrimin dhe raportimin e të dhënave. Projekti u zbatua në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura, Lezhë. Në ekspeditën e fundit të kësaj nisme ju bashkua dhe At. Pasquale Nalli, i cili u foli të rinjve për rëndësinë e përfshirjes së tyre në ruajtjen e natyrës. Ekipi ‘Bird Eye” u drejtua nga Gjok Bici mësues i përhershëm i brezave të rinj në rrethin e Laçit. Kjo nismë u mbështet nga “Fondi i Partneritetit per Ekosistemet Kritike” (CEPF). 

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON