Ekipi ynë ka hartëzuar fushenjzat e paligjshme të gjuetisë në disa zona të mbrojtura ligatinore (dhe të shpallura si Imporant Bird Areas në Shqipëri). Hartat japin informacion dhe për zonat e zhvillimit të gjuetisë ku duhet më tepër vëmendje nga inspektorët dhe stafi i zonave të mbrojtura. Këto ndërtime janë strehime apo kasolle që përdoren nga gjuetarët si strehë për t’u fshehur apo maskuar që të mos vihen re nga rosat apo shpendët e tjerë të ujit. Kjo teknikë e paligjshme shkakton vrasje masive të shpendëve dhe përdorimi i saj është e ndaluar me ligj edhe në terrene gjuetie që nuk janë zona të mbrojtura sepse në zonat e mbrojtura gjuetia nuk lejohet.
Hartat i janë paraqitur zyrtarisht pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për të kryer prishjen e tyre sepse përbëjnë rrezik për t’u përdorur këtë dimër përsëri. Në muajin mars të këtij viti shoqata jonë në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit dhe Pyjeve degët Lezhë dhe Shkodër kanë kryer shkatërrimin e disa prej tyre, aksioni: https://www.youtube.com/watch?v=FcHjRFJRHtE
Aktiviteti kryhet në kuadër të monitorimit të ndalimit të gjuetisë, mbështetur nga Critical Ecosystem Partnership Fund (CEPF).

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON